Karta ID të skaduar? Ministra e Brendshme reagon, njofton hapjen e zyrave për tërheqjen e kartave më 10 maj, ditën para zgjedhjeve

Kartat ID të skaduara? Reagon Ministria e Brendshme: Ja si do të veprohet më 11 maj

Ministria e Brendshme ka njoftuar se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 maj 2025, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Ky vendim është marrë nga kompania “IdentiTek”, për të ndihmuar qytetarët që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në 14:00, vetëm për tërheqjen e kartave të identitetit.

Sipas njoftimit, gjatë ditëve të fundit është vërejtur një fluks i shtuar aplikimesh nga qytetarët me dokumente të skaduara, të nxitur nga afërsia e datës së votimit.

Ministria thekson rëndësinë e paraqitjes me dokument identifikimi të vlefshëm më 11 maj, për të ushtruar të drejtën e votës