
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Goricaj të Divjakës, ku është gjetur i pajetë në një kanal vaditës shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në të njëjtin fshat.
Sipas informacioneve paraprake, ai kishte humbur kontaktet me familjarët që prej ditës së djeshme. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.