
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në dalje të Lezhës, pranë kryqëzimit të Shëngjinit.Tre automjete janë përfshirë në përplasje, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.