
Trump për Papën e ri amerikan: Të befasuar, por shumë të lumtur – pres me padurim ta takoj
Washington, 8 maj 2025 – Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas zgjedhjes së Papa Leonit XIV, i pari Papë me origjinë amerikane në historinë e Kishës Katolike. Në një deklaratë publike, Trump e cilësoi ngjarjen si një moment historik.
“Pres me padurim të takoj Papën Leonin XIV. Do të jetë një moment shumë domethënës! Çfarë nderi i madh! Ishim pak të befasuar, por shumë të lumtur,” tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Urime për kreun e ri të Selisë së Shenjtë kanë ardhur edhe nga zëvendëspresidenti amerikan JD Vance, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Kier Starmer dhe liderë të tjerë botërorë, të cilët e kanë përshëndetur zgjedhjen si një moment të rëndësishëm për Kishën Katolike dhe për komunitetin ndërkombëtar.