
Max Pedersen ka shprehur emocionet e tij pas fitimit të etapës së parë të Giro d’Italia në Tiranë, duke e quajtur këtë ngjarje si një moment të paharrueshëm për karrierën e tij.
Pas një garimi të shkëlqyer dhe një angazhimi të ekipit të tij, çiklisti danez e vlerësoi si të jashtëzakonshme mundësinë për të marrë fanellën e rozë dhe për të shpërblyer punën e palodhur të ekipit me një fitore.
Pedersen, duke reflektuar mbi këtë sukses, tha: “Kjo është etapa ime e preferuar. Të marrësh fanellën e rozë është diçka e mrekullueshme. Pas një bashkëpunimi kaq të fortë të ekipit, është fantastike që mund t’u kthej atyre gjithçka me një fitore.”Për Pedersen, ky është një moment kulminant në karrierën e tij dhe një hap i rëndësishëm drejt ambicieve të tij për të arritur më shumë në këtë garë prestigjioze.