
Rama: Elementët korruptivë nuk zbehin suksesin e sistemit shëndetësor
Tiranë, 8 maj 2025 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi situatën në Institutin Onkologjik dhe debatet lidhur me koncesionet në shëndetësi, duke theksuar se, pavarësisht rasteve të korrupsionit, sistemi ka njohur përparime të rëndësishme.
Duke iu referuar skandalit të ndodhur kohët e fundit në Onkologjik, Rama u shpreh se ai ishte një rast kriminal, por nuk përfaqëson gjendjen e përgjithshme të institucionit. “Onkologjiku ka kaluar një transformim të madh në aspektin e infrastrukturës. Dikur nuk kishte asgjë, sot kemi një realitet tjetër,” tha ai.
Në lidhje me hetimet që po zhvillohen për disa prej koncesioneve në shëndetësi, kryeministri theksoi se hetimi i elementëve korruptivë nuk duhet të çojë në dënimin e gjithë procesit. “Nëse brenda një procesi ka elementë korruptivë, ato duhen ndëshkuar, por kjo nuk e bën të pavlefshëm të gjithë kontributin e atij procesi. Ato pajisje që janë vendosur përmes koncesioneve kanë ndihmuar realisht, kanë ulur nivelin e infeksioneve dhe janë vlerësuar nga specialistët,” theksoi ai.
Rama vuri në dukje se institucionet e drejtësisë duhet të ndëshkojnë korrupsionin, por jo të marrin vendime politike mbi funksionimin e politikave publike. “Nëse një individ abuzon, ai duhet të ndëshkohet, por nuk mund të shpallet fajtor i gjithë sistemi