PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda mes valles, flamujve kombëtarë dhe atmosferës festive në Parkun Olimpik.

Nis takimi përmbyllës i fushatës së PS në Tiranë, Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda

OPartia Socialiste ka nisur takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Parkun Olimpik të Tiranës.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në aktivitet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Atmosfera është festive, me qytetarë dhe mbështetës të shumtë që kanë nisur vallen në hapësirat e parkut.

Disa pjesëmarrës janë veshur me kostume popullore tradicionale, ndërsa mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë, Partisë Socialiste dhe Bashkimit Europian.