Përleshje mes shqiptarëve në Itali, një i ri goditet me thikë në bark në Prato dhe humb jetën; autoritetet nisin hetimet për vrasje të qëllimshme

Përleshje mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë njëri prej tyre

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin italian të Pratos pasditen e së enjtes, ku një shtetas shqiptar humbi jetën si pasojë e një sulmi me thikë nga disa bashkatdhetarë.

Sipas raportimeve paraprake, viktima u rrethua dhe u sulmua nga një grup personash në një rrugë të qytetit, ku më pas mbeti i shtrirë në tokë me plagë të rënda në bark. Ai u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak minuta më vonë për shkak të plagëve të marra.

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e ngjarjes dhe saktësisht personin që kreu goditjen fatale me thikë.

Prokuroria e Pratos, nën drejtimin e prokurorit Luca Tescaroli, ka hapur një çështje për vrasje të qëllimshme dhe po kërkon zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Hetuesit janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën midis Chiesa Nuova dhe Galceti, pranë kopshtit të rrugës Baracca, ku ndodhi përleshja. Gjithashtu, po mblidhen dëshmi nga banorët dhe kalimtarët që mund të kenë qenë prezentë në momentin e ngjarjes.

Identiteti i viktimës dhe i të dyshuarve nuk është bërë ende publik nga autoritetet, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht