
Avioni i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Moskës për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores, më 9 maj.
Sipas mediave ndërkombëtare, fluturimi është ndërprerë për shkak të ndalimeve të shumta në hapësirat ajrore të disa vendeve evropiane, si dhe për arsye sigurie që lidhen me kërcënime të paidentifikuara përgjatë itinerarit, përfshirë rreziqe nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Letonia dhe Lituania kishin ndaluar më herët në mënyrë të drejtpërdrejtë kalimin e avionit të Vuçiç në hapësirën e tyre ajrore, ndërsa Bashkimi Evropian kishte paralajmëruar se pjesëmarrja e tij në ceremoninë në Moskë mund të ndikonte negativisht në procesin e integrimit të Serbisë në BE.
Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar diplomatike, ku edhe liderë të tjerë rajonalë janë përballur me ndalime të ngjashme. Polonia dhe Lituania kishin bllokuar më parë fluturimin e kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ndërsa Estonia kishte ndaluar tërësisht fluturimet drejt Rusisë për këtë aktivitet përkujtimor