
133 kardinalë të Kishës Katolike Romake u mbyllën sot në Konklavën e Kapelës Sistine për të zhvilluar votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të. Pas votimit, nga oxhaku i Kapelës Sistine doli tymi i zi, duke treguar se nuk ishte arritur një konsensus mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri.
Në rast se tymi do të ishte i bardhë, kjo do të nënkuptonte se kardinalët kishin zgjedhur Papën pas vdekjes së Papa Françeskut.
Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihnin ngjyrën e tymit për të mësuar nëse një vendim ishte arritur. Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave të kardinalëve.
Koha e zgjedhjes së Papës të ri mbetet e pasigurt. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit mes kardinalëve