
Prej pesë ditësh vijon pa rezultat operacioni i kërkim-shpëtimit për 29-vjeçarin që mbeti i zënë nga rrëshqitja e dheut në “Qafën e Burrelit”, pranë fabrikës së pasurimit të kromit në bashkinë Klos.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, terreni është jashtëzakonisht i vështirë, me rrëshqitje që ka përshkuar mbi 6 km. Në ndihmë janë angazhuar mbi 500 vullnetarë, strukturat e emergjencës, Forcat e Armatosura, si dhe një ekip i specializuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës me qen të trajnuar dhe pajisje të posaçme.
Operacioni drejtohet nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, me mbështetje të plotë nga strukturat vendore dhe qendrore.
Autoritetet konfirmojnë se kërkimet do të vazhdojnë pandërprerë deri në lokalizimin e personit të humbur