Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrinë në Fier baza materiale për KZAZ-të

Baza materiale për KZAZ-të në Fier ka mbërritur ditën e sotme. Mësohet se në 9 KZAZ, janë pajisur sot me kamera dhe ekrane duke sistemuar rrjetin monitorues për zgjedhjet e 11 majit.

Aktualisht nga ana e KZAZ-ve është kryer marrja e bazës materiale nga KQZ dhe janë krijuar kushte të përshtatshme në të gjitha VNV-të për kryerjen e procesit të numërimit në perputhje me aktet ligjore dhe nënligjore. Gjithashtu janë bërë trajnimet nga trajnuesit e caktuar nga KQZ-ja.