Rrezik për jetën e nxënësve në shkollën .Avdi Meta, Peshtan i Madh – autoritetet arsimore duhen të reagojnë urgjentisht!

Shkolla 9-vjeçare “Avdi Meta” në fshatin Peshtan i Madh, Njësia Administrative Frakull e Madhe, Bashkia Fier, përballet me një situatë alarmante: dera kryesore e hyrjes ndodhet vetëm 40 cm nga rruga, pa asnjë lloj sinjalistike apo mbrojtjeje për nxënësit.

Çdo ditë, fëmijët rrezikojnë jetën duke hyrë dhe dalë nga shkolla përballë mjeteve që qarkullojnë në një distancë të rrezikshme. Prindërit janë të shqetësuar, mësuesit të pafuqishëm, ndërsa Drejtoria Arsimore ende nuk ka marrë asnjë masë.

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme për vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndërtimin e një gardhi mbrojtës dhe garantimin e sigurisë së nxënësve.

Mos prisni tragjedi për të vepruar