Dy shqiptarë të djegur rëndë në Shrewsbury Close: Shtëpi në Bloxwich shpërthen në flakë – 65 zjarrfikës në vendngjarje

Një shtëpi e përdorur për kultivimin e cannabisit ka shpërthyer dhe ka marrë flakë në Walsall, Angli, duke lënë dy shqiptarë nga Tepelena në gjendje të rëndë me djegie të shumta. Incidenti ndodhi në lagjen Bloxwich, ku autoritetet dyshojnë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një rrjedhje gazi.

Nga të plagosurit, njëri ka 30% të trupit të djegur, kurse tjetri është në rrezik për jetën me mbi 60% djegie dhe është në kujdes intensiv. Gjashtëdhjetë e pesë zjarrfikës u mobilizuan për të kontrolluar zjarrin, i cili shkatërroi pjesërisht ndërtesën.

Policia ka nisur hetime për të gjetur shkaqet e shpërthimit dhe për të identifikuar të përfshirët në veprimtari të paligjshme. Sipas burimeve, shtëpia përdorej si “fole” për prodhimin e drogës, një praktikë që rrit shqetësimin për sigurinë e komunitetit.