U padit për shpifje për akuzat ndaj KESH, GJKKO shpall të pafajshëm Gazment Bardhin

Pas OSHEE-së, edhe KESH humb gjyqin me Gazment Bardhin mbi akuzën e këtij të fundit për vjedhjen e 180 milion eurove nga afera e shitblerjes së energjisë. SPAK dhe GJKKO shpallin të pafajshëm Bardhin.

Kreu i grupit parlamentartë PD-së nuk ka kryer asnjë shpifje.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli të pafajshëm Gazment Bardhi për akuzën e shoqërisë “KESH” sh.a., për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së denoncoi më 18 tetor të vitit të kaluar në SPAK dhe më pas në një konferencë për shtyp abuzimet e kompanive KESH sh.a., dhe OSHEE Group sh.a., të cilat kapnin vlerën e 180 milionë euro. Sipas Bardhit, përgjegjësja kryesore për vjedhjet dhe abuzimet në sektorin e energjisë është zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe vartësit e saj që drejtojnë kompanitë publike.