Pastrimi i Gjanicës … vetëm kur vjen Kryeministri! Bashkia Fier kujtohet për lumin vetëm kur Edi Rama viziton qytetin. Për qytetarët? Mbetet gjithmonë me baltë!

Bashkia Fier është vënë më në fund në lëvizje për të pastruar lumin Gjanica — por jo si pjesë e një plani të përhershëm apo kujdesi ndaj qytetarëve. Shkaku? Një vizitë e paralajmëruar e Kryeministrit Edi Rama! Punonjës të bashkisë janë futur në lum me lopata dhe çizme për të hequr baltën dhe mbeturinat që prej kohësh janë bërë pjesë e përditshme e Fierit.

Qytetarët kanë vëzhguar me ironi këtë “aksion emergjent”, duke e quajtur një show para vizitës, dhe jo një akt të mirëfilltë për mjedisin dhe shëndetin publik. Kjo është fotografia më e qartë e mënyrës sesi funksionon administrimi lokal: jo për qytetarët, por për sy e faqe, sa herë dikush i rëndësishëm vjen për vizitë.