
Një 24-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Milano, Itali. Viktima i identifikuar si Endrit Ademi ra nga kati i tretë i një pallati teksa po punonte për një ndërhyrje në fasadë. Mësohet se Ademi jetonte në Itali prej 6 vitesh, ndërsa prindërit dhe një nga vëllezërit jetojnë në Kosovë. Ndërkohë vëllai tjetër i viktimës jeton në Austri.Ai ishte një djalë i mirë, një mik i imi”, tha një bashkëatdhetar i Endritit, pas tragjedisë që ndodhi para syve të tij.
Sipas raportimeve fillestare, ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 9:30 të ditës së sotme ku i riu kosovar ka rënë nga një skelë. 24-vjeçari po kryente punime rutinore mirëmbajtjeje, në katin e tretë të një apartamenti.
Ai ka rrëshqitur dhe ka rënë nga afërsisht 12 metra lartësi për arsye ende të paqarta, duke e lënë të vdekur në vend. Prokuroria Publike e Milanos ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet autopsisë dhe të gjitha kontrolleve të nevojshme për të verifikuar kushtet e sigurisë së punëtorit.