
Një zjarr ka përfshirë një pallat në zonën e Radhimës rreth orës 14:05 të pasdites së sotme.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në ndërtesat përreth.Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.
“Rreth orës 14:05, dyshohet se ka rënë zjarr në një pallat në Radhimë. Menjëherë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë kanë ndërhyrë për evakuimin e banorëve, dhe deri tani raportohen vetëm dëme materiale.