Fier – Procedim penal ndaj një mjeku të Spitalit Rajonal, i kapur në flagrancë duke marrë para nga një pacient

Pas transmetimit të një rasti nga emisioni investigativ “Fiks Fare”, ku një mjek i Spitalit Rajonal Fier u filmua duke marrë para në këmbim të një operacioni të kryer, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar menjëherë.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, duke çelur procedim penal ndaj shtetasit M. S., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, ndërsa pritet që organet e drejtësisë të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore.