Dy plumba në kokë e 1 në trup! Si u ekzekutua 58-vjeçari në derën e shtëpisë

Vlora është tronditur nga një vrasje. 58-vjeçari Renato Hoxhaj u ekzekutua në pragun e shtëpisë së tij. I ndjeri punonte si roje sigurie në një pallat në ndërtim, e krimi dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të të dielës në lagjen “Hajro Çakërri”.

58 vjeçari ndodhej shumë pranë banesës së tij, kur ndodhën krismat e armës, që u dëgjuan nga bashkëjetuesja e cila pasi konstatoi ngjarjen njoftoi policinë. Zonja në fjalë u pa me familjarë të tjerë në gjendje të rënduar psikologjike.

Grupi hetimor përcaktoi paraprakisht se viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe një në trup. Hoxhaj nuk rezulton me precedent penal, teksa prej disa kohësh ishte divorcuar me ish-bashkëshorten dhe kishte nisur të bashkëjetonte me një zonjë tjetër. Autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë të evitueshme deri më tani nga grupi hetimor, dhe që do të ndihmonte për ti zbuluar.

Ka dyshime se kanë shfrytëzuar një rrugicë të pyllëzuar ku nuk ka të instaluar asnjë kamer sigurie. Banorët treguan se Hoxhaj ishte babai i dy fëmijëve dhe njihej si njeri i mirë dhe pa probleme me fqinjët.