
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Farkës, në afërsi të një kompleksi banimi, ku persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt fizik, dyshohet me përdorimin e sendeve të forta.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar një i ri, shtetasi K. Fufi, rreth 19 vjeç, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.