
Levan – Aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin e vjetër Fier – Levan në vëndin e qujatur Ura e Lvanit, pranë qëndrës së qytezës.
Sipas burimeve nga vëndi i ngjarjes mësohet se një automjet tip furgon benz me targa AA 588 BR ka përplasur një motomjet me targa CA 276 ku si pasojë drejtusi i motomjetit është përplasur përtokë.
Po të njëjta burime pohuan se automjeti drejtohej nga një 40 vjeçar ndërsa drejtuesi i mjetit furgon Benz ka qënë tek të 59 tat. Drejtuesi i motomjetit është marr me automje të rastit që ka kaluar në ato momente dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal Fier.
Bluzat e bardha pohuan se i plagosur ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jasht rrezikut për jetën.Në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe policia e qarkullimit rrugor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Rreth orës 17:00, në Levan, automjeti me drejtues shtetasin B. M., 59 vjeç është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. M., 40 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.