Fier – Dy shtetas të arrestuar dhe katër të proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar një sërë veprimesh procedurale gjatë 24 orëve të fundit, duke çuar në arrestimin e dy shtetasve dhe nisjen e procedimeve penale për katër të tjerë.        Arrestimet:   Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. M., 62 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 47 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Procedime penale:

  • Është referuar në Prokurori materiali për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi në fshatin Fratar automjeti që drejtonte dyshohet se ka dalë nga rruga, duke shkaktuar dëmtimin e pasagjerit F. B., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
  • Në Fier, ka nisur procedimi penal për shtetasin J. Ç., 50 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar xhamin e një subjekti në pronësi të vëllait të tij.
  • Po në Fier, procedim penal për shtetasin R. H., 21 vjeç, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshes së tij.
  • Gjithashtu, ndaj shtetasit P. Sh., 61 vjeç, me detyrë shofer/manovrator në një kompani ndërtimi, është nisur procedim penal, pasi gjatë procesit të ngarkimit të një kamioni është dëmtuar shtetasi A. F., 44 vjeç.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.