SHKENCËTARËT ZBARKOJNË NË SANTORINI! A rrezikon ishulli ikonik të ‘zhduket’ nga vullkan? Ekspertët: Çështje kohe

Disa shkencëtarë Britanik kanë zbarkuar në Santorini, për të studiojnë për herë të parë se sa i rrezikshëm mund të jetë ndonjë shpërthim tjetër. Për të përcaktuar nëse rrezikon apo jo ishulli ikonik të ‘zhduket’ nga një tjetër vullkan!Santorini, ishulli ikonik grek që tërheq miliona turistë çdo vit, është ndërtuar mbi një krater vullkanik dhe fsheh poshtë tij një nga kërcënimet më të mëdha natyrore në Mesdhe.Një shpërthim i fuqishëm vullkanik i lashtë e formoi këtë ishull në formë patkoi, dhe shkencëtarët paralajmërojnë se një tjetër shpërthim është vetëm çështje kohe.

Pas një serie tërmetesh që tronditën Santorinin dhe shkaktuan evakuimin e përkohshëm të mijëra banorëve, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka nisur një mision studimor në bordin e anijes britanike “Discovery”.

Eksplorimi, i udhëhequr nga Prof. Isobel Yeo nga Qendra Kombëtare e Oqeanografisë në Britani, ka për qëllim të kuptojë aktivitetin e dy vullkaneve – kalderës së Santorinit dhe vullkanit Kolombo, që ndodhet vetëm 7 kilometra larg në det. Robotë nënujorë po mbledhin mostra dhe po krijojnë harta 3D të sistemit hidrotermal që ushqen këto vullkane, duke zbuluar se si lëvizja e lëngjeve dhe magmës mund të sinjalizojë një shpërthim të mundshëm.Profesorë si John Jamieson nga Kanadaja, tregojnë se disa nga shkëmbinjtë e marrë janë ende misteriozë në përbërje, ndërsa vetë struktura e terrenit nën det mbetet e paeksploruar në masë të madhe. Studimi është i kushtueshëm, por thelbësor për përgatitjen e autoriteteve dhe informimin e banorëve vendas.Ndërkohë, bizneset lokale si fotografët dhe pronarët e hoteleve ndjejnë ndikimin e pasigurisë, me anulime dhe shtyrje rezervimesh. Megjithatë, për shumë vizitorë, si një çift i sapomartuar nga Letonia, Santorini mbetet një destinacion magjepsës – madje dhe më tërheqës për shkak të vullkanit. Kjo ndërthurje e bukurisë dhe rrezikut e bën Santorinin një vend unik, ku shkenca dhe jeta përplasen çdo ditë.