Përplasen dy makina në afërsi të Urës së Kardhiqit, lëndohen 4 persona

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të hëne, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”Autoritetet policore raportojnë se janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen angeleze, K.M., 40 vjeçe, dhe automjeti me drejtues shtetasin R. M., 63 vjeç, banues në Vlore.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi me inicialet R. M., dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.