
Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar pasi është kapur me një pako te cilen e kishte porositur përmes postës në SHBA.
Në vijim të operacionit policor ”Pako 2” , si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, u vu në pranga shtetasi G. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se ka porositur një pako me rreth 1.07 kilogramë kanabis, të trafikuar nga ShBA. Pakoja u mor nga 19-vjeçari M. H, i arrestuar 3 ditë më parë, po në kuadër të këtij operacionit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.