Makina që drejtonte 27-vjeçarja del nga rruga, lëndohen nënë e bijë në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe automjeti tip Ford ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesja e mjetit, 27-vjeçarja D.M., së bashku me nënën e saj, e cila ishte pasagjere në automjet.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14:35, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, shtetasja D.M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetasja D.M., si dhe nëna e saj, pasagjere në automjet. Të dyja janë dërguar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.