Votimi nga diaspora, mbërrijnë fletët e para në Shqipëri, KQZ: Partitë mund të marrin pjesë në pritjen e dërgesave në Parkun OlimpikKu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë disa fletë votimi nga diaspora që po procesohen në sistemin postar, ndërkohë të tjera janë në qendrën e përpunimit në Leipzig duke u procesuar për në Tiranë.Sipas njoftimit të KQZ, drejtuar partive politike, avioni me dërgesa mbërrin nesër në orën 17.25, koha për të kaluar procedurat në aeroport dhe rruga për në Tiranë, dukë marrë parasysh trafikun, pritet të mbërrijë për administrim rreth orës 19.00 në Parkun Olimpik.Sa më sipër, KQZ njofton partitë politike se janë të mirëpritura të marrin pjesë në pritjen e dërgesave të para në Parkun Olimpik.