TRAGJIKE, Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 6 persona, mes viktimave tre fëmijë

Një tragjedi ajrore është regjistruar në Nju Jork, SHBA.

Për arsye ende të paditura një helikopter është rrëzuar dhe ka rënë në lumin Hudson, sipas Departamentit të Zjarrfikësve të qytetit.

Në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë persona: piloti, dy pasagjerë të rritur dhe tre fëmijë. Të gjithë kanë vdekur.

ABC NEWS raporton se pasagjerët ishin një familje turistësh nga Spanja.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon momentin e rënies

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, pranë Pier 40, në kryqëzimin e West Houston Street dhe West Street në Manhattan.

Helikopteri, Bell 206, ishte nisur nga qendra e Nju Jorkut vetëm 12 minuta para tragjedisë.