Fushata zgjedhore/ Dumani, bashkëpunim mes prokurorisë së posaçme me prokurorinë dhe gjykatën e Fierit

Fier – Bashkëpunim mes prokurorisë së posaçme me prokurorinë dhe gjykatën e Fierit ka qënë tema dhe thelbi i takimit të zhvilluar mesditën e sotme në ambientet e juridiksionit të Fierit ku ka qënë pjesmarrës vet drejtuesi i SPAK-ut Altin Dumani.

Në datë 11.04.2025, në kuadër të Marreveshjes se Bashkëpunimit midis Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në Prokurorinë Fier u zhvillua takimi mes Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, z. Altin Dumani dhe prokurorëve të kësaj prokurorie, pohojnë burime nga peokuroria e Fierit. Në fokus të këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorise se Juridiksionit të Pergjitshem Fier, në hetimin e të gjitha ngjarjeve që prekin zgjedhjet e lira e demokratike gjate periudhes zgjedhore, kryesisht në vlerësimin me kujdes të shtuar të informacioneve, kryerjen me cilësi dhe në një kohë sa më të shkurtër të veprimeve të para hetimore, vënien menjehërë në dijeni të Prokurorisë së Posaçme për veprat penale në kompetencë lëndore të saj, etj.