
Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish me një postim në rrjetet sociale, duke bërë thirrje për mbështetje ndaj Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Në stilin e tij tashmë të njohur me simbolikën e “dorës së fatit”, Rama u kërkon qytetarëve të votojnë numrin 5 në fletën e votimit, të cilin e ka lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“VOTO 5! Bashkohu me mua e PS më 11 maj, me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan ai.
Kryeministri ka theksuar se këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen europiane të vendit dhe ka bërë thirrje për mobilizim të gjerë në mbështetje të mazhorancës aktuale.
Ky mesazh vjen vetëm pak ditë pas premtimeve të forta nga opozita, duke e përshkallëzuar më tej klimën elektorale në prag të garës politike të muajit maj.