Plagosje me armë zjarri në afërsi të fshatit Sulaj në Fier

Fier – Plagosje me armë zjari në afërsi të fshstit Sulaj në Fier në rrugën dytësore pranë bypasit Mbrostar – Levan.

Lajmin e konfirmon zyrtarishtë policia Fier

Në vendngjarje forca të shumta policie, makina dhe ambulanca

Burime zyrtate nga policia thonë se e plagosura eshte fermer e moshes 50 a 60 vjece. Para se të ndodhte ngjarja ka pasur debate mes autorit dhe te plagosures.
E plagosura Suzana Mernica është dërguar me urgjencë ne spital dhe eshte jasht rrezikut per jeten

Fier/Informacion paraprak

Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).

Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja Suzana Mernica.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit Afrim Cimili, 23 vjeç dhe Ali  Cimili, 66 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.

.