
Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të nisin fushatën zgjedhore me një miting në Tiranë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se mitingu i parë do të mbahet më 11 prill, në sheshin “Nënë Tereza”, duke filluar nga ora 19:00. Ai ka ftuar të gjithë mbështetësit dhe demokratët të bashkohen në këtë tubim, duke e cilësuar si fillimin e rrugëtimit drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“11 prill, ora 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, thekson Berisha në njoftim