
Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli ka komentuar situatën e rëndë me sigurinë ushqimore në Shqipëri. Resuli i ftuar në emisionin e mengjesit “KAFE SHQETO” në Syri tv u shpreh se ndodhemi në një situatë të kapitullimit të Ministrisë së Bujqësisë.
Ai theksoi se jemi në situatën që skandali mbulon skandalin gjë e cila sipas tij është e frikshme. Resuli theksoi se edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart dhe që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura. Sipas tij gjendemi në një terrorizëm ushqimor.
Në kemi një kapitullim, jo shthurje, të Ministrisë së Bujqësisë në bërsinë e saj, sepse nëse ne flasim sot për sigurinë ushqimore ka një shkak pasojë, ka një origjinë çdo gjë të cilat vijnë në mënyrë graduale deri ne pikën ku jemi sot, që skandali mbulon skandalin. Dhe kjo në fakt është e frikshme. Edhe rasti i drejtorit të Tiranës i cili e kishte dhënë dorëheqjen në kohë me diell por që ministrja ja mbante letrën për një ditë me shi. E thënë ndryshe edhe vetë ministrja është e ndërgjegjshme se situata i ka rrëshqitur nga duart që nuk e ka mbledhur në kohën e duhur dhe nuk ka bërë lëvizjet e duhura, përkundrazi e ka vënë poshtë kjo situate e cila në fakt në fund të ditës pasojat e rënda i vuajmë ne. I vuajnë fëmijët tanë, u vuan konsumatori.
Për të mbetur pak tek pjesa teknike. Rastet janë bërë aq të shpeshta sa ne sot gjendemi në një terrorizëm ushqimor. Unë di të them me bindje të plotë që siguria ushqimore në nivel botëror konsiderohet çështje e sigurisë kombëtare. Imagjino tani që një vend armik i Shqipërisë të dojë të fusë një substancë në një produkt ushqimor dhe çfarë ndodh pastaj me të gjithë popullatën shqiptare. Kemi konsumuar mbi 3500 kg fileto pule që mund të ushqesh mbi 1000 njerëz e me dhjetëra fëmijë. Pra ne kemi qene në mëshirë të fatit… Kemi Skandalin e filetove te pulës, atë të mandarinave që u konsuamuan, luleshtrydhet, specat që u kapen në Kroaci…. Nuk përjashtohet mundësia që ne të gjitha këto ti kemi konsumuar. Ministria ka kapitulluar për të përmbushur ligjin dhe për të dhënë garanci për konsumatorin,” tha Resuli.