Kina i bashkohet luftës në Ukrainë? Kapen dy ushtarë kinezë në Donetsk, reagon Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se dy ushtarë kinezë janë kapur gjatë luftimeve në rajonin lindor të Donetskut.

Sipas tij, forcat ukrainase janë përballur me gjashtë ushtarë kinezë në fushëbetejë, nga të cilët dy janë zënë rob. Zelensky tha se ka urdhëruar autoritetet përkatëse të kërkojnë shpjegime zyrtare nga Pekini mbi praninë e tyre.

“Ne kemi informacione se në njësitë e pushtuesit ka shumë më tepër shtetas kinezë sesa këta dy. Tani po i zbulojmë të gjitha faktet,” u shpreh presidenti ukrainas.