Goditi me send të fortë shërbimet e Urgjencës dhe autoambulancën, vihet në pranga 39-vjeçari në Durrës

Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi goditi me send të fortë ekipin e Urgjencës së spitalit të Durrësit dhe autoambulancën që kishte shkuar për t’i ofruar ndihmë mjekësore në banesën e tij, në fshatin Përlat.

Sapo mori njoftimin, shërbimi i Stacionit të Policisë Manzë u paraqit menjëherë në vendngjarje, ku arrestoi autorin e dyshuar, shtetasin L.D., 39 vjeç.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ai ka kundërshtuar dhe kanosur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës së tyre.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës