
Elon Musk, miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i Tesla, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për heqjen e tarifave të reja mbi importet, duke theksuar rëndësinë e lirimit të tregtisë ndërkombëtare.
Kërkesa e tij vjen pas vendimit për vendosjen e tarifave prej 10% mbi të gjitha importet që vijnë nga vendet që aplikojnë taksa mbi produktet amerikane. Musk apeloi për heqjen e këtyre masave, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Thirrja e Musk u bë gjatë një kongresi virtual të zhvilluar në Firence, sipas një raporti të publikuar nga agjencia Reuters.