Skena horrori në Nju Jork – Sulm me hanxhar ndaj fëmijëve, 1 viktimë dhe 6 të plagosur rëndë

Autori i ngjarjes u qëllua nga policia dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Nju Jorkut, ku një burrë i panjohur ka sulmuar me hanxhar disa fëmijë të vegjël që ndodheshin në një zonë publike. Ngjarja, e ndodhur për arsye ende të paqarta, ka sjellë pasoja tragjike.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga sulmi ka humbur jetën një person, ndërsa gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ndër të plagosurit janë një grua, një burrë dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë skena tronditëse, ku një grua shihet e mbuluar me gjak teksa transportohet me urgjencë drejt spitalit, e mbështjellë me çarçaf.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe neutralizoi autorin duke e qëlluar me armë. Ai u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ende nuk dihen motivet e këtij akti të dhunshëm, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja ka shkaktuar panik në komunitetin lokal dhe autoritetet po punojnë për të garantuar sigurinë në zonë.