
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të përcjellë mesazhin e tij politik në prag të fushatës zgjedhore. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një imazh të një dore mbi të cilën janë radhitur planetët e sistemit diellor, të shoqëruar me një përshkrim simbolik dhe filozofik.
Duke përdorur gjuhën e simbiologjisë dhe kozmologjisë, Rama përshkruan Diellin si qendrën e jetës dhe tre elementë kyç – Mendja, Dëshira dhe Llogjika – të cilët i quan “trekëndëshi i artë” që sipas tij të çon te numri 5, një referencë e drejtpërdrejtë për zgjedhjet e 11 majit.
Jepi krahë më 11 maj Fatit Europian të Shqipërisë, bashkohu me mua dhe Partinë Socialiste, përtej çdo dasie e dallimi, të gjithë për flamurin kuqezi në Bashkimin Europian!”, shkruan ai, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin PS-në në zgjedhjet e ardhshme.