Policia e Vlorës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotike

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38 vjeçar me akuzën e prodhimi dhe shitjes së lëndëve narkotike

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Vlorës, në kuadër të veprimeve operacionale për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizoi dhe kreu kontrolle në një ambient që shërbente si magazinë, pranë lokalit në administrim të tij, si dhe në banesën e tij.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Ll., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve në magazinën dhe banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokaine, të cilat ky shtetas dyshohet se i ndante më pas në doza me qëllim shitjen e tyre.