Takimi i NATO-s në Bruksel/ Rubio: SHBA mbetet e përkushtuar ndaj aleancës

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u takua me kreun e NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel, ku u tha aleatëve të NATO-s se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj aleancës dhe pret që ata të shpenzojnë shumë më tepër për mbrojtjen dhe sigurinë.

Rubio hodhi poshtë dyshimet për angazhimin e SHBA-së ndaj aleancës.

“Shtetet e Bashkuara janë në NATO. Shtetet e Bashkuara janë po aq aktive në NATO sa ka qenë çdoherë”,-u tha ai gazetarëve.

Rubio konfirmoi edhe qëndrimin pro NATO-s të presidentit amerikan Donald Trump.

“Ai nuk është kundër NATO-s. Ai është kundër një NATO-je që nuk ka aftësitë që i nevojiten për të përmbushur detyrimet që traktati i imponon çdo shteti anëtar”,-tha Rubio për Trump.

Trump ka thënë më parë se aleanca ushtarake duhet të shpenzojë 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, një rritje e madhe nga objektivi aktual prej 2% dhe një nivel që asnjë vend i NATO-s nuk e arrin aktualisht