Qendra e Cakranit, në gjendje katastrofike: Banorët shprehen të pakënaqu me ndërhyrjet e pakta të Bashkisë Fier

Qendra e Cakranit, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Fier, ka hyrë në një gjendje të rënduar dhe katastrofike, sipas banorëve të zonës. Ata shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e kushteve të jetesës dhe për mungesën e investimeve në këtë pjesë të territorit.

Sipas dëshmive të qytetarëve, ndihma e vetëm 50 shtëpive të rinovuara është e pamjaftueshme për të përmirësuar situatën. Pjesa tjetër e lagjeve është në një gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të amortizuar, mungesë shërbimesh bazë dhe probleme të vazhdueshme me ujin dhe kanalizimet.

Banorët akuzojnë Bashkinë Fier për dështimin në menaxhimin dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve, ndërsa kërkojnë një angazhim më serioz dhe investime urgjente për të përmirësuar jetesën në këtë njësinë administrative, e cila ka shumë nevojë për vëmendje.