Banorët e Ruzhdies ankohen për gjendjen e rrugës, Bashkia Patos premton ndërhyrje – banorët skeptikë: “Premtime bosh”

Pas ankesave të banorëve të fshatit Ruzhdie për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh qendrën e fshatit me lagjen e Kararajve, Bashkia Patos ka kryer një verifikim në terren duke konstatuar amortizimin e infrastrukturës rrugore. Përfaqësues të bashkisë janë shprehur se ndërhyrja do të bëhet së shpejti për rikonstruksionin e segmentit problematik.

Megjithatë, banorët e lagjes Kararaj shprehen të zhgënjyer dhe mosbesues, duke e cilësuar këtë si një tjetër premtim bosh që nuk do të kthehet në vepër. Sipas tyre, rruga është lënë pas dore prej vitesh, duke i izoluar nga pjesa tjetër e fshatit, veçanërisht në ditët me reshje.