Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Dajçit.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë, një prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri tani, nuk raportohen të lënduar, ndërsa priten detaje të mëtejshme mbi shkaqet e ngjarjes.
