Ndërhyrje e menjëhershme pas ankesës së banorëve për ndotjen pranë ish-furrave të gëlqeres në Fier

Pas ankesës së banorëve të ardhur në redaksinë e StarChannel lidhur me gjendjen e rëndë të ndotjes pranë ish-furrave të gëlqeres në rrugën Fier–Cakran, pranë depove të ujit, ku zona ishte kthyer në një fushë mbetjesh, ndërmarrja e Pastrim-Gjelbërimit e Bashkisë Fier ka ndërhyrë menjëherë për pastrimin e sheshit.

Ky reagim i shpejtë vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kishin ngritur alarmin për rrezikun që paraqiste ky ambient për shëndetin dhe mjedisin. Aktualisht, zona është pastruar dhe pritet të merren masa shtesë për të parandaluar përsëritjen e situatës

Avatar photo
Arveni Avdulaj
4 April, 15:23 | Përditësimi: 4 April, 15:23