Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku persona ende të paidentifikuar kanë grabitur xhaminë e zonës.
🎧 Dëgjo artikullin në Shqip
Gati për lexim në Shqip
Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, dyshohet se autorët kanë marrë një shumë prej rreth 5 mijë eurosh nga ambientet e xhamisë.
Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga autoritetet lokale apo nga komuniteti i xhamisë në lidhje me incidentin.
