
Kontrolle në hyrje dhe dalje të Vlorës, disa persona shoqërohen në komisariat
Vlorë, 3 Prill 2025 – Policia ka zhvilluar kontrolle të gjera në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës, duke rezultuar në shoqërimin e disa personave në komisariat.
Mbrëmjen e kaluar, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle të përqendruara, kryesisht ndaj mjeteve me xhama të zinj, personave në kërkim dhe individëve të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Sipas burimeve zyrtare, disa persona janë shoqëruar për verifikim, ndërsa ndaj drejtuesve të mjeteve që rezultuan nën efektin e alkoolit ose pa dokumentacion të rregullt janë vendosur masa administrative.
Operacioni vijon me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në qytet.