
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e një efektivi të policisë ditën e sotme në Kosovë.
Prishtinë, Leonita Bajrami, Prokuroria ka bërë me dije se krimi është kryer nga dy persona dhe se aktualisht po hetohet në disa pista.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka deklaruar se nga provat e mbledhura deri më tani, vrasja duket të ketë qenë e planifikuar.
Gjithashtu, Çerkini ka konfirmuar se autoritetet kanë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, por ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët e ngjarjes. Hetimet po vijojnë për të zbardhur motivet dhe për të arrestuar përgjegjësit.