Petro Koçi ironizon Bashën dhe thumbon Berishën: “Pse kruhesh o Lul? 7×7 këtë herë do të jetë 2025”

Deputeti socialist Petro Koçi, i cili nuk do të jetë në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, ka bërë një koment ironik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një video të publikuar së fundmi, Koçi i kujton Bashës se përplasja e tij nuk duhet të jetë me Edi Ramën, duke i përmendur rezultatet e zgjedhjeve të kaluara si një “matematikë politike” të përsëritur. Ai thotë se 7×7 ka dhënë disa rezultate ndër vite dhe këtë herë do të sjellë 2025-ën, duke nënkuptuar një tjetër humbje për Bashën.

“Po ku je mor Lul? Ke filluar të kruhesh me Ramën, me 7×7, me 313… Po pse me Ramën? Ai të ka bërë edhe celebrimin, e mban mend kur ishe kryetar bashkie? Po me 313? E mban mend si i je shmangur me dredhi procedurash? Pastaj me 7×7? Ti e di që ka disa rezultate. Në 2013, 2017, 2021… dhe kësaj radhe do të jetë 2025. Prite dhe 2029-ën!” – ironizon Koçi.

Por kritikat e tij nuk ndalen vetëm te Basha. Deputeti socialist ka edhe një thumb për Sali Berishën, duke e cilësuar si një politikan të “përfunduar” dhe duke e krahasuar me presidentin amerikan Joe Biden për shëndetin e tij.

“Të gjithë problemin e ke me doktorin, Lul. E kishe partinë dhe vulën në dorë, ta kalli doktori. Madje ish-doktori, tashmë një pacient. Sepse e ke parë, është bërë më keq se Biden. Ki kujdes, mos u kruaj kot!” – përfundon Koçi.

Kjo deklaratë e fortë vjen në një kohë kur debati politik mes maxhorancës dhe opozitës po bëhet gjithnjë e më i ashpër në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 11 Majit.