
Për herë të parë, Lulzim Basha do të garojë në zgjedhjet e 11 majit pa simbolet tradicionale të Partisë Demokratike.
Sot është zbuluar logoja e re e partisë së Bashës, e cila do të përdoret në këtë proces zgjedhor. Ky ndryshim vjen pas ndarjes së tij nga PD-ja zyrtare dhe krijimit të një strukture të re politike, e cila synon të përfaqësojë një frymë të re brenda opozitës.
Më shumë detaje priten në ditët në vijim, ndërsa beteja elektorale për zgjedhjet e 11 majit po intensifikohet.